LAJMI I FUNDIT:

E pabesueshme: Kërkesa të mëdha për makinën që çmimin fillestar e ka 2.5 milionë euro! (Foto)

E pabesueshme: Kërkesa të mëdha për makinën që çmimin fillestar e ka 2.5 milionë euro! (Foto)

Shitja e 500 makinave Bugatti Chiron, ishte paraparë të bëhet për tetë vite, por faktet tregojnë diçka tjetër.

Makina me 1,500 kuajfuqi, që arrin shpejtësinë deri në 500 kilometra në orë, çmimin fillestar e ka 2.5 milionë dollarë, andaj nuk është pritur të jetë diçka që shitet shpejtë, transmeton Telegrafi.

Kompania ka planifikuar të krijojë vetëm 75 njësi gjatë vitit që vjen, duke vazhduar njëjtë derisa të bëhen 500, por duket se ata duhet të veprojnë më shpejtë.


Kompania ka bërë të ditur se deri më tani janë 220 Chiron të shitura, ndërsa ka bisedime dhe kërkesa të shumta për pjesën e mbetur.

Sidoqoftë, marrja në pronësi e një modeli të tillë, nuk është e lehtë.

Po që se blihet tani, duhet të pritet për tri vjet, derisa të vije radha për ta pasur këtë veturë. /Telegrafi/

te-gjithe-500-bugatti-chiron-do-te-shiten-me-pare-se-qe-eshte-menduar-foto-2

te-gjithe-500-bugatti-chiron-do-te-shiten-me-pare-se-qe-eshte-menduar-foto-3

te-gjithe-500-bugatti-chiron-do-te-shiten-me-pare-se-qe-eshte-menduar-foto-4

te-gjithe-500-bugatti-chiron-do-te-shiten-me-pare-se-qe-eshte-menduar-foto-5