E ndali për një kontroll rutinor - dyshonte se kishte lëndë narkotike, i dyshuari tërheq zvarrë policin amerikan (Video)

Një oficer i policisë në Florida e gjeti veten të kapur pas një automjeti, pasi shoferi që e kishte ndalur provoi ti ikte nga kontrolli.
Oficeri i kërkon të fikë veturën për të bërë një kontroll pasi dyshohej se në veturë kishte lëndë narkotike, por shoferi bën krejt të kundërtën, ai niset duke e marrë edhe policin me vete.
Pak metra më vonë polici bie nga vetura duke pësuar disa dëmtime. U deshën 8 orë kërkime që shoferi të arrestohet nga policia e Floridës. Tani ai pritet të dalë para gjykatës. /tch/
Nga
Telegrafi
02/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































