E mërkura me mot të paqëndrueshëm – reshje shiu, breshër dhe rrufe në disa zona të Kosovës

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
E mërkura do të sjellë mot të ndryshueshëm mbi territorin e Kosovës, ku dita do të nisë me diell dhe vranësira të shpërndara, por gjatë pasdites priten ndryshime të mëdha barike që do të shoqërohen me reshje dhe dukuri të tjera atmosferike.
Sipas IHMK-së vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen, duke krijuar kushte për reshje shiu, të përcjella me breshër dhe shkarkime rrufesh.
Kjo situatë parashikohet të prekë veçanërisht zonat kodrinore-malore, por nuk përjashtohen as pjesë të fushave.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 11°C dhe 16°C, kurse maksimalet ndërmjet 21°C dhe 24°C
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, lokalisht në formë stuhie, duke rritur ndjesinë e paqëndrueshmërisë atmosferike. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































