LAJMI I FUNDIT:

E mbani mend këtë fotografi? Zoe Roth, fytyra prapa saj, flet se si ndodhi ngjarja

E mbani mend këtë fotografi? Zoe Roth, fytyra prapa saj, flet se si ndodhi ngjarja

Që nga krijimi i tij në 2005, ky imazh i qeshur është bërë një nga fotografitë më të njohura të internetit.

Emri i vërtetë i “Disaster Girl” është Zoe Roth, një 20 vjeçare nga Liqeni Tahoe në bregun lindor të SHBA, dhe ajo ka folur në lidhje me mënyrën e krijimit të fotografisë.


“Unë isha 5 vjeç dhe po shikonim televizor me familjen, ishte një ditë normale kur filluan sirenat e zjarrfikësve dhe kur dolëm jashtë pamë tymin e madh që kishte kapluar një shtëpi dy blloqe larg nesh”, fillon Roth të tregoj historinë.

Foto: Dave Roth

Duke vazhduar Zoe tregon se ata shkuan për ta parë nga afër, por askush nuk po bënte asgjë, “Babi im sapo kishte blerë një aparat fotografik, ne u afruam dhe menduam se ishte një zjarr i vërtet, por pastaj pamë që zjarrfikësit nuk po bënin asgjë dhe kuptuam se shtëpia iu ishte dhënë atyre si donacion për një test”.

Foto: Dave Roth

Ajo tregon se nuk kishte kuptuar se çfarë po ndodhte dhe po mundohej të kuptonte situatën, “ Unë nuk e dija se ishte një test zjarri dhe mbaj mend po shikoja përreth për të kuptuar çfarë po ndodh”.

Foto: Dave Roth

“Babai im po fotografonte të gjithë ngjarjen dhe pastaj tha, ‘Është radha jote për të buzëqeshur’, kjo ishte arsyeja pse unë qesha, kjo ishte mënyra se si unë buzëqeshja atëherë”, tregon 20 vjeçarja për BuzzFeed për momentin kur u shkrep fotografia.

Foto: Dave Roth
Foto: Dave Roth

Në nëntor 2007, Dave, babai i saj hyri në një konkurs të drejtuar nga një revistë fotografike dhe ai fitoi.

Si pjesë e çmimit të tij, revista publikoi imazhin e tij fitues. “Unë nuk dija shumë rreth fotografisë, thjeshtë pasi babi e pëlqente mendoja se të gjithë e pëlqejnë. Të nesërmen e morra revistën në shkollë dhe ishte momenti kur unë u ndjeva më e famshme së kurrë”, tha Zoe ndër të tjera.

Foto: Dave Roth

Kështu, fytyra e saj filloi të vendosej në fotografi të fatkeqësive të ndryshme, morri hov gjithandej dhe bëri që Zoe të njihej si “Disaster Girl”. /Telegrafi/

Intervistën e plotë të Zoe Roth e gjeni më poshtë:

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Rregullat e kursimit të parave që njerëzit e pasur i ndjekin

Rregullat e kursimit të parave që njerëzit e pasur i ndjekin

Këshilla Lifestyle
Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori