LAJMI I FUNDIT:

“E martoi babain, pastaj e vrau”, flet shoku i ngushtë i Enver Ballës

“E martoi babain, pastaj e vrau”, flet shoku i ngushtë i Enver Ballës

Shoku i ngushtë i Enver Ballës, burrit që u vra nga djali i tij në Shënavlash dhe pastaj u hodh në pus, ka treguar për marrëdhëniet mes viktimës dhe djemve të tij.

“Kanë shkuar shumë mirë baba dhe djali. Se si ndodhi kjo tani, fundin nuk e di. Djalin e njohim, babën e njohim, të gjithë i njohim… Babë e bir kanë shkuar mirë, saqë e martuan babën. Ky që ka bërë këtë akt të shëmtuar e ka martuar babën”, u shpreh shoku i Enverit.

34-vjeçari Esmerald Balla pranoi para hetuesve se kishte vrarë babanë e tij 62 vjeçar Enver Ballën, e për ta zhdukur e kishte hedhur në pus.


Për të fshehur gjurmët 34 vjeçari kishte denoncuar në polici dhe zhdukjen e babait të tij që më 13 gusht, por dyshimet e hetuesve ishin tek një krim në familje.

Fqinjët e familjes Balla janë shokuar nga ngjarja e rëndë. Pas disa seancash marrje në pyetje të 34 vjeçarit ai pranoi krimin, ndërsa dyshohet se shkak u bë një kasafortë me rreth 75 mijë euro brenda saj.

Burime pranë grupit hetimor thanë për A2 se kasaforta e mbyllur ndodhej në dhomën e 34-vjeçarit. Ai i ka thënë policisë se kishte arritur ta hapte me gur fresibël në pjesën e pasme dhe nga aty merrte para.

Në momentin që babai i tij ka zbuluar se mungonin shuma të konsiderueshme ka nisur konfliktet me djalin e tij ndërsa mëngjesin e 13 gushtit i biri e qëlloi për vdekje me pistoletë.

Përveç Esmerald Ballës, i cili akuzohet për vrasjen e babait të tij, Policia e Durrësit ka arrestuar një 25-vjeçar, Edison Brahaj, i cili akuzohet se ka ndihmuar Esmerald Ballën që të transportonte dhe të hidhte në pus trupin e pajetë të babait të tij. Gjatë kontrollit në banesën e Brahajt u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh. Për sa më sipër, ky shtetas u arrestua për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve

KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve

Politikë
​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Politikë
LDK e LVV

LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Lajme
NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike

NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike

Lajme
Kalo në kategori