Italia e ka nisur me fitore Euro 2024, pasi mposhti Shqipërinë në ndeshjen e parë të Grupit B me rezultat të ngushtë 2-1.

Kampioni në fuqi i Evropës në ndeshjen e dytë do të përballet me Spanjën, ku fitorja eventuale do të thotë kalim i Grupit B.


Përkundër se nuk është pretendentë për ta fituar Evropianin, Italia përsëri do të tentojë ta mbrojë titullin e kampionit.

Gjithsesi, nëse për italianët gjithmonë forca e vërtetë ka qenë ajo e grupit, për të shtuar edhe më shumë motivimin dhe për të thyer parashikimet e bëra në fillim të kësaj aventure, ka menduar dje Federata Italiane e Futbollit.

Sipas asaj që raporton shtypi italian, presidenti Gravina, pas debutimit me fitore 2- 1 ndaj Shqipërisë, nga Spanja e në vazhdim 'Axurrët' duhet të luftojnë për trofeun, pasi në fund do i presë edhe një shpërblim më i madh sesa tri vite më parë.

Italia 1 2

Në rast triumfit në Euro 2024, futbollistët italianë do të marrin nga 300 mijë euro për secilin prej 26 futbollistëve të grumbulluar në Euro 2024. /Telegrafi/

telegrafi sport app