Arta Kabashi krijoi një këngë gjatë kohës sa ishte brenda Big Brother VIP Albania 3.

Ajo së bashku me banorin tjetër të shtëpisë, Romeo Veshajn, realizuan një projekt brenda, i cili do të publikohej i plotë jashtë.


Duket se ish-konkurrentja ka nisur punën për këtë projekt dhe bën me dije se do të lansohet këtë javë.

Screenshot 40 6 Foto: Screenshot/Instagram

Në një postim të shpërndarë në InstaStory, ajo tha se do të jetë e gatshme në këtë javë, pa zbuluar datën e saktë.

"Publikohet këtë javë", ka shkruar ajo.

Screenshot 45 4 Foto: Screenshot/Instagram

Projektin, Kabashi e ka kompletuar në studion e SBS Entertainment, bashkë me Çelik Lipën.

Nuk ka dyshim se do të dalë diçka e bukur me zërin e veçantë të bukuroshes pejane. /Telegrafi/