Aaron Ramsey po kalon muajt e tij të fundit si futbollist i Arsenalit.

Mesfushori uellsian është futur në vitin e tij të fundit të kontratës me Arsenalit, kontratë e cila skadon në qershor të vitit 2019.


Por lojtarin nuk do ta shohim pas qershorit të vitit 2019 te Arsenali, pasi do të largohet si futbollistë i lirë.

Topçinjtë kanë vendosur që mos t’i ofrojnë kontratë të re mesfushorit dhe këtë e ka konfirmuar agjenti i lojtarit.

“Klubi ka marrë vendimin dhe nuk do të rinovohet kontrata me Ramseyn”.

GettyImages 1026141392 (Photo by Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Nuk kemi se çfarë të bëjmë dhe jeta vazhdon. Duhet të shikojmë alternativa të tjera”, ka thënë menaxheri i Ramseyt i cili është pjesë e kompanisë ‘Avid Sports Group’.

27-vjeçari ka zgjuar interesimin e disa skuadrave italiane si Milan, Napoli e Inter.

Ndërkohë ai po kërkohet edhe nga Manchester United e Chelsea, ndërsa së fundmi Gareth Bale i ka propozuar Real Madridit të nënshkruajnë me bashkëkombësin e tij.

Ramsey ka qenë pjesë e Arsenalit që nga viti 2008 kur iu bashkua londinezëve nga Cardiff City për një shumë rreth shtatë milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app