Një burrë në Australi po padit kompaninë American Airlines pasi ai ishte ulur pranë dy njerëzve të trashë në një fluturim katërmbëdhjetë orësh - një rrethanë e cila ai pretendon se shkaktoi edhe lëndime të qafës.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Michael Anthony Taylor, 67, tha se linja ajrore nuk e lejoi atë të lëvizte vendin, duke e lënë atë "ulur, të gjunjëzuar,...” për pjesën më të madhe të fluturimit nga Sydney në Los Anxhelos.


Ai tha se pozicioni i tij i pakëndshëm gjatë fluturimit i shkaktoi lëndime të pjesës së poshtme dhe të sipërme të shpinës, si dhe plagë në qafë.

"Unë nuk kam diçka me njerëzit në vendet pranë meje - ata kanë paguar biletat gjithashtu”, ka thënë më tej ai.

"Linja ajrore mund të më gjente një vend tjetër ose të lëvizte ata nga aty”.

Avokati i tij tha se rasti mund të çojë në një shtytje për kompanitë ajrore që të bëjnë aeroplanët e këtij lloji më të rehatshme.

Deri më tani thuhet se American Airlines ende nuk i është përgjigjur këtij pretendimi. /Telegrafi/