LAJMI I FUNDIT:

E keni vizituar? Ky plazh u shpall më i bukuri në Evropë për vitin 2023

E keni vizituar? Ky plazh u shpall më i bukuri në Evropë për vitin 2023
shutterstock

Evropa ofron shumë plazhe të bukura ku mund të kënaqeni, të shtriheni, të bëni banjë dielli, të shijoni horizontin e detit…

Megjithatë, sipas faqes së udhëtimit “Europe Best Destinations” (vendet më të mira në Evropë), e cila shërben si një udhëzues për shumë vende udhëtimi për shumë udhëtarë, plazhi spanjoll Torrent de Pareis është zyrtarisht plazhi më i bukur në Evropë në vitin 2023.


Mes ishujve të bukur Balearik, ky plazh parajse duket si një vend magjik për t’u shijuar, ndërsa natyra e bukur dhe deti i pastër si kristali janë vetëm disa nga gjërat fantastike që mund të shihni atje.

Ky plazh ndodhet në Majorka, ndërsa vetë emri i tij do të thotë lumenj binjakë, që aludon në dy lumenj që rrjedhin nëpër formacione shkëmbore, por gjithashtu ka një det blu, rërë të artë, gjire, shkëmbinj që dalin nga deti, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, shumë aktivitete janë të mundshme për adhuruesit e pushimeve aktive, not, zhytje, kajak, hiking, ecje…

/Telegrafi/