LAJMI I FUNDIT:

A e keni ditur? Kafshimi i maces çon në depresion

A e keni ditur? Kafshimi i maces çon në depresion

A e keni ditur që pa marrë parasysh gjithë dashurinë të cilën e ndieni ndaj maceve dhe qenve, shoqërimi me ta mund të dalë nga kontrolli dhe ata t’ju kafshojnë

Natyrisht, kjo mund të ndodhë edhe me macet edhe qentë e panjohur.


A e keni ditur që adhuruesit e maceve kanë pesë herë rrezik më të lartë që të sëmuren nga depresioni nëse ato i kafshojnë?

Me atë rast femrat rrezikohen dyfish nga pasojat e kafshimit se sa meshkujt, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët e Universitetit të Miçiganit madje te 40 për qind e personave të cilët i ka kafshuar macja, kanë konstatuar praninë e disa formave të depresionit.

Situata është e ngjashme në rastin e kafshimit të qenit.

Macet janë më ‘të pista’, të gjitha kafshët kanë baktere në pjesën e gojës, por është mënyra se si ato kafshojnë që përcakton rrezikshmërinë e secilës.

Kafshimi nga qentë lë shenja shumë të dukshme, pasi plaga është më e madhe, por macet shkaktojnë plagë më të thella duke i futur bakteret shumë thellë në trupin tonë.

Hulumtimi ka konstatuar që me depresionin janë ballafaquar personat të cilët para incidentit me kafshët nuk kanë treguar kurrfarë shenjash të sëmundjes psikike. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori