Bukuroshja e njohur, Elita Rudi, është rikthyer me emision të ri pas një kohe të gjatë.

Në "The Elite Way" ndër të ftuarit ka qenë edhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko.


Në një nga lojërat e programit, ajo ka vënë në siklet partnerin me një pyetje.

Screenshot 44 3 Foto: Screenshot/YouTube

"A e ke tradhtuar gruan", ka qenë pyetja drejtuar Gjikos.

Artisti pejan ia ktheu përgjigjen menjëherë duke thënë: "Po të kisha tradhtuar nuk do të isha këtu".

Screenshot 46 3 Foto: Screenshot/YouTube

Dyshja janë së bashku prej shumë vitesh dhe kanë dy fëmijë: Zërin dhe Botën.

Ata nuk ka dyshim se janë një nga çiftet më të pëlqyera në estradë. /Telegrafi/