Në periferi të Kievit, vegjetacioni ka filluar ta bëjë të vetën dhe macet po vrapojnë sikur të ishin kafshë të egra, raporton euronews.
Por kështu nuk ishte gjashtë muaj më parë – para se forcat ruse të zbarkonin rreth një kilometër e gjysmë larg aeroportit Antonov, pranë ndërtesave me tulla të kuqe në rrugën Proskurivska në Hotsomel, që dikur konsiderohej si vend shumë i qetë dhe i dashur për turistë të shumtë, transmeton Telegrafi.
Tani, atje kanë mbetur vetëm disa struktura gjysmë të shkatërruara të objekteve të shumta, ku brenda tyre ka vetëm rrënoja – e tani ka filluar të lulëzojnë bimë të ndryshme nga mungesa e njerëzve.
Macet dikur kishin atje pronarë, ndërsa tani nuk i përkasin askujt. Ato mjaullinë nga uria dhe vetmia – i afrohen atyre pak njerëzve që kalojnë pranë lagjes së braktisur. E një prej atyre pak personave është Lyudmila Holovienko.
Apartamenti i 55-vjeçares në rrugën Proskurivska është shkatërruar në fund të shkurtit – në ditët e para të pushtimit rus në Ukrainë. Tani ajo endet rrugëve të braktisura që për 35 vite ishte shtëpia e saj.
“Nuk kemi vënë kontakt me askënd, nuk kemi marrë asgjë nga askush – madje nuk e kemi sulmuar askënd”, tha Lyudmila duke iu referuar kështu humbjes së shtëpisë – madje ajo pyeti gazetarët e euronews: “A shihni se çfarë kanë bërë rusët”.
Objekti trekatësh brenda të cilit kishte apartamentin që datonte nga 1936, i ka mbijetuar sulmeve të nazistëve, por jo edhe atyre ruse.
Hostomeli është një prej qytezave të para që janë okupuar nga rusët në periferi të Kievit, së bashku me qytezat tjera fqinje Bucha dhe Irpin, brenda të cilave u kryen masakra mbi civilët nga forcat ruse.
Rrugë për rrugë shpërthyen betejat e ashpra në Hostomel, duke i detyruar shumë banorë të largohen. E ata që qëndruan u fshehën për disa ditë apo javë nëpër bodrume pa ngrohje, gaz e energji elektrike.
Vullnetarët që tentuan t’ju dërgojnë ushqim e barna, hasën në breshëri plumbash nga forcat ruse – këtë e konfirmoi edhe Lyudmila si dhe kryetari i qytezës Yuri Prylypko, që u vra në fillim të marsit e deklaratat e i kishte bërë për mediat ndërkombëtare para se të qëllohej për vdekje nga rusët.
Lyudmimla nuk ishte në apartament kur i tërë objekti u përfshi nga zjarri, pasi kishte shkuar për ta vizituar nënën e saj të sëmurë që jeton pak kilometra larg shtëpisë së saj. Megjithatë ky veprim për ta vizituar të ëmën, edhe i shpëtoi jetën.
Ajo ka përshkruar zhurmat e para që i ka dëgjuar me të filluar pushtimi rus në Ukrainë.
“Mendova se ishte ndonjë bombolë gazi që shpërtheu në lagjen tonë. Tri orë më vonë, filloi gjithçka: aeroplanët, tymi e të shtënat – thjesht ishte skenë horrori”, tha ajo duke kujtuar ato momente të vështira.
E sikur të mos mjaftonte apartamenti të cilin e humbi. Në prill ajo humbi edhe të ëmën që ishte 86-vjeçe.
“Nuk i mbijetoi të ftohtit dhe urisë. Sa të jem gjallë, nuk do të harroj këto momente”, shtoi ajo.
E vetëm disa muaj më herët, Lyudmila kishte humbur të bijën që vdiq nga kanceri si 32-vjeçe, në natën kur e tërë bota po festonte ndërrimin e moteve.
Në gusht, gjashtë muaj që kur filloi lufta, Lyudmila u rikthye në shtëpinë e nënës së saj të ndjerë – duke përgatitur ushqim me ata pak artikuj që i kishte gjetur.
Lyudmila dhe mbesa e saj dhe halla 75-vjeçe, u përballën me ushtarët rusë kur ata trokitën në derë për të kërkuar meshkujt, ushqim dhe armë.
E tani që pavarësisht është rikthyer një lloj normaliteti në vendlindjen e saj, thotë se plagët dhe kujtimet e hidhura i ka akoma të freskëta.
Lyudmila thotë se nuk e di se çfarë do të ndodhë me rindërtimin e Hostomelit, dhe rrënojat brenda objekteve që kanë mbetur gjysmë të varura.
Atë ka filluar ta brengosë më shumë dimri i ashpër që po vie, dhe fakti që duhet të përgatitet dhe ballafaqohet edhe me më të keqen.
“Do të rikthehem këtu, dua të jetoj këtë, më pëlqen shumë – gjithçka është tradicionale dhe e jona”, tha ajo për rrugën Proskurivska. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit