E humbi penalltinë që i kushtoi me eliminim Francës - Pele i dërgon mesazh Mbappes

Pele ka reaguar për penalltinë e humbur nga Kylian Mbappe në përballje me Zvicrën në 1/8 e finales në Euro 2020, gjë që i kushtoi me eliminim Francës.
Koha e rregullt përfundoi 3-3 të hënën mbrëma, derisa në vazhdime nuk pati ndryshim rezultati, duke bërë që ballafaqimi të shkonte në ekzekutimin e penalltive.
Rezultati nga penalltitë ishte 5-4 për Helvetikët dhe erdhi momenti që ylli i Paris Saint-Germain të gjuante.
Por, portieri i zviceranëve doli të parashikonte saktë se nga do të gjuante 22-vjeçari, duke e ndalur atë dhe më pas filloi festa.
Pele i ka thënë Mbappes se ai duhet ta mbajë kokën lartë, pasi një aventurë e re do të fillojë për të qysh nga nesër, duke lënë të kuptohet se janë gjëra që mund t’i ndodhin çdo lojtari.

Nga
Telegrafi
29/06/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































