Në një video të publikuar në internet shihen disa zogj të cilët fluturojnë si të “çmendur”.

Së paku siç thuhet në përshkrimin e videos, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të marra në Itali, pak para tërmetit të ndodhur ditëve të fundit.


“Zogjtë çmenden para tërmetit në Itali, thuhet në përshkrimin e videos në fjalë.

Qendra e Italisë është tronditur sërish në orët e mëngjesit të kësaj të diele, nga lëkundje të forta tërmeti.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Norcia, në thellësinë prej 10 km, por lëkundjet e frikshme janë ndierë edhe në Romë, madje në të gjithë zonën e Umbrias e deri në Ancona. /Telegrafi/