Pablo Daniele Osvlado ka folur për ta kaluarën e tij te Inter, duke treguar edhe për momentin që e kishte goditur grusht trajnerin Roberto Mancini.

Osvaldo ka luajtur pothuajse për të gjitha skuadrat e mëdha italiane, si Juventus, Interi, Roma e Fiorentina.


"Në Roma më është dashur të përballem me probleme të panatyrshme”.

“Ata janë të çmendur pas futbollit, ku të fyejnë nëse ti nuk e puth fanellëne  klubit dhe harrojnë që ke shënuar 28 gola në dy vite”.

GettyImages 456259652 Pablo Osvaldo duke festuar golat e Interit Getty Images)

“Pas ndeshjes së famshme me Juventusin e godita me grusht”, ka treguar fillimisht Osvaldo.

“Ai më tha: Dëshiron të rrihemi? Do të rrihemi, por mos ma thuaj para të gjithëve”.

GettyImages 461093866 Daniel Osvaldo në ndeshjen ku ndodhi zënka me Mancinin (Getty Images)

“Nëse nuk do të më kishte larguar nga skuadra, autoriteti i tij do të binte poshtë”.

“Por kishte të drejtë, kam shkuar te zyra e tij duke qarë sepse më vinte turp nga ajo që kisha bërë. Mancini është njeri i madh me karakter”, ka mbaruar rrëfimin e tij Osvaldo. /Telegrafi/

telegrafi sport app