Mbrëmë (e hënë) është festuar festa e njohur e Halloween, një festë kjo e cila ka prekur edhe VIP-at tanë.

Shumë këngëtarë e artistë të njohur kanë treguar përmes rrjeteve sociale pë personazhin që ata kanë vendosur të duken, në të ashtuquajturën "Nata e Shtrrigave".


Këngëtarja nga Gjakova, Flaka Krelani ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi artistike, ku shihet duke tymosur një cigare, teksa makijazhi ka qenë i realizuar enkas për festën e Halloweenit.

Macja me shikim të mbrehtë që ajo mbante në dorë e kanë bërë artisten të duket akoma më 'e frikshme'.

flakaaa Fotoja e realizuar me rastin e Halloweenit nga Flaka Krelani. Foto nga: Instagram

Flaka ka qenë shumë produktive këtë vit në muzikë, gjersa sipas burimeve thuhet se ajo ka vendosur që këtë vit të konkurrojë fuqishëm në dy festivalet e njohura: "Kënga Magjike" dhe në "Fetivalin e Radio Televizionit Shqiptar". /Telegrafi/