LAJMI I FUNDIT:

E duan shumë klube, Gyokeres ‘ka vendosur’ se ku do ta vazhdojë karrierën

E duan shumë klube, Gyokeres ‘ka vendosur’ se ku do ta vazhdojë karrierën

Ylli i Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres, raportohet se ka vendosur tashmë se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.

Gyokeres është një ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë, kjo për shkak të formës së jashtëzakonshme që po tregon në Portugali.

Deri më tani, reprezentuesi suedez ka realizuar 24 gola në 19 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, teksa ka edhe katër asistime.


Si rezultat i kësaj forme, Gyokeres është lidhur me një sërë klubesh anembanë botës, duke filluar nga Manchester United, Liverpool, Arsenal, Chelsea, Paris Saint-Germain dhe Barcelona.

Barcelona ka gjetur një mënyrë gjeniale për ta zbritur çmimin e kartonit të Gyokeres
Lexo po ashtu Barcelona ka gjetur një mënyrë gjeniale për ta zbritur çmimin e kartonit të Gyokeres

Sidoqoftë, që prej largimit të Ruben Amorim nga Sportingu në drejtim të Unitedit, mediat e kanë lidhur Gyokeres me një transferim të mundshëm tek ‘Djajtë e Kuq’.

Tashmë është raportuar se sulmuesi ka ndarë mendjen se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në të ardhmen.

Siç ka raportuar The Sun, synimi i Gyokeres është kalimi në ‘Old Trafford’, në atë që do të ishte një ribashkim me ish-trajnerin Amorim.

“SunSport ka kuptuar se Gyokeres ka vendosur që të transferohet në Ligën Premier dhe të ribashkohet me ish-trajnerin Ruben Amorim tek Manchester United”, thuhej mes tjerash në raportin e mediumit anglez.

Kujtojmë se pas kalimit të tij tek Unitedi, Amorim kishte thënë se nuk do të tentojë transferimin e ndonjërit prej lojtarëve të Sportingut gjatë janarit, por kjo mund të ndryshojë në verë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori