LAJMI I FUNDIT:

“E dua Vodnon” deri te Shilegov: Jemi të lazdruar për shkak se nuk lejojmë të shkatërrohet zona e mbrojtur?

“E dua Vodnon” deri te Shilegov: Jemi të lazdruar për shkak se nuk lejojmë të shkatërrohet zona e mbrojtur?

Nga iniciativa qytetare “E dua Vodndon” me letër të hapur deri te Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov thonë se ofendimet e aktivistëve asnjëherë nuk janë strategji e mirë.

“Dje para medieve flitnit se aktivistët kundër ndërtimit të gazsjellësit nëpër Vodno, i kanë injoruar faktet dhe se janë të lazdruar. Gjatë muajve të kaluar, për temën e gazsjellësit nëpër Vodno, qindra argumente dhe fakte ju janë dhënë në dispozicion, edhe juve edhe përfaqësuesve të institucioneve tjera të përfshira”, thonë në letrën publike të kësaj iniciativa duke shtuar se pikërisht aktivistët i kanë dhënë të dhënat kyçe dhe dëmin e natyrës dhe malit.


Kjo iniciativë i numëron disa fakte Kryetarit të Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov dhe disa nga këto sipas kësaj iniciative qytetare janë, se në ditë të sotme nuk është prezantuar analiza komperative ku është dhënë vendimi që gazsjellësi të kalojë nëpër Vodno, se marrëveshja e huasë prej 90 milionë eurove për ndërtimin e këtij gazsjellësi nuk është dhënë në njohje, fakt është se ka disa parregullsi në gjithë procedurën…, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Thoni se jemi pak veta dhe se kemi qenë të lazdruar. Të lazdëruar për shkak se nuk lejojmë të shkatërrohet zona e mbrojtur, kur ka alternativa? Të lazdruar për shkak se e punojmë punën tuaj, për shkak se me ligje pozitive ju demantojmë juve dhe zëvendës-ministrit Jani Makraduli, kur thoni se Vodno nuk është e mbrojtur, dhe me këtë ta lehtësoni ndërgjegjen tuaj që do të lejoni të shkatërrohet parku-mali Vodno dhe ta ndotin ajrin? Të lazdruar për shkak se nuk lejojmë rrezik ndaj qytetarëve të zonës së Vodnos nga rrëshqitja e tokës? Të lazdruar për shkak se me procedura, ligje, konventa është shkelur e gjithë procedura për ndërtimin e këtij gazsjellësi dhe këtë ua vërtetojmë?”, thuhet në letrën e iniciativës qytetare “E dua Vodnon”.

Në fund të letrës ata i thonë Shilegov se ofendimet ndaj aktivistëve asnjëherë nuk janë strategji e mirë. Sipas tyre, në kontekstin politik shumë shpejt do të kuptoni se duke shndërruar aktivistët që vullnetarisht punojnë për të mirën e përgjithshme në armiq, sipas iniciativës qytetare “E dua Vodnon” kjo do të ndikojë në imazhin e vet kryetarit Petre Shilegov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori