LAJMI I FUNDIT:

E dini si është dukur Melania në ceremoninë e martesës para 16 vjetësh: Fustani i rëndë 25 kilogramë dhe madje 91 metra mëndafsh!

E dini si është dukur Melania në ceremoninë e martesës para 16 vjetësh: Fustani i rëndë 25 kilogramë dhe madje 91 metra mëndafsh!

Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump (74) dhe bashkëshortja e tij Melania Trump (50) ditë më parë kanë festuar më 22 janar gjashtëmbëdhjetëvjetorin e martesës

Martesa me sllovenen e bukur për Donaldin ka qenë e treta, pas martesave të dështuara me Ivana dhe Marla Maples, transmeton Telegrafi.


“Po-në” vendimtare e kanë thënë në Palm Beach në Floridë më 2005, ndërsa në gjithë ceremoninë janë shpenzuar më shumë se një milion dollarë.

Melania në ditën e martesës ka pasur të veshur fustanin luksoz me nënshkrimin John Gallianit, i cili atëbotë ka punuar për shtëpinë prestigjioze të modës Dior.

Fustani i nusërisë me ngjyrë të bardhë shkëlqyese ka qenë i rëndë 25 kilogramë, ndërkaq ka pasur madje 91 metra mëndafsh.

Fustani i nusërisë, i cili ka kushtuar 100 mijë dollarë, është publikuar edhe në faqet e revistës Vogue.

Rreth qafës së saj ka shkëlqyer edhe qaforja me diamante.

Manekinia sllovene nuk ka dashur të respektojë dëshirën e Donaldit që televizionet e gjithë botës të transmetojnë martesën, andaj ka hequr dorë nga ai qëllim.

Melania ka thënë që vetë e ka organizuar gjithë ceremoninë.

Është interesante që Melania nuk ka pasur buqetë klasike, por trashëgiminë familjare në formë të trëndafilave të bardhë.

Torta ekstravagante e martesës ka pasur madje shtatë kate dhe ishte e lartë një metër e gjysmë.

Donald dhe Melania Trump më pas qëndruan në një shkëmb të çmendur pas 7 vjetësh lidhjeje dhe është gjithashtu interesante që ai i propozoi asaj me një unazë smeraldi dymbëdhjetë karatësh.

/Telegrafi/