Në një rrugë të frekuentuar të Vjenës, kryeqytetit austriak, sot kanë qarkulluar afro 140 mijë kalimtarë, shumë nga të cilët blerës.

Një nga blerësit - i shënjuar në foto, e që siç shihet po mban diçka në duar - është edhe një person i veçantë, që quhet Alexander Van der Bellen, transmeton Telegrafi.


Ky është presidenti i porsazgjedhur i Austrisë, në përditshmërinë e tij, si profesor, si qytetar e si politikan në shërbim të popullit.

Dhe, ky person, që do të udhëheq me një nga shtetet më të zhvilluara në botë - me histori të madhe e krenare, politike, ushtarake, shkencore e artistike; shtetin trashëgimtar të një prej superfuqive dhe perandorive më jetëgjata në botë - ecën vetëm, në këmbë.

A vjen kjo ditë te shqiptarët? /Telegrafi/

van1

van2

van3