Më pak rreze dielli, ditë më të freskëta, net më të gjata dhe më pak kohë jashtë, mund të ndikojnë në shëndetin tuaj mendor.
Në muajt e vonshëm të vitit dhe veçanërisht ndërsa hymë më thellë në vjeshtë dhe fillojmë të mendojmë për dimrin, shumë njerëz mund të përjetojnë ndryshime të disponimit – gjë që është e zakonshme.
Ekspertët e shëndetit kanë zbuluar pse ndodh kjo, si mund të përballemi me ndryshimet në shëndetin tonë mendor, emocional e fiziologjik dhe si t’i përmirësojmë simptomat dhe disponimin.
‘Bluzi dimëror’, i njohur si çrregullimi afektiv sezonal (SAD), i referohet një lloj depresioni që zakonisht ndodh gjatë muajve të vjeshtës dhe të dimrit, kur ekspozimi ndaj dritës natyrore të diellit zvogëlohet.
Ryan Sultan, një studiues dhe psikiatër në Universitetin e Kolumbisë në New York, thekson se është një gjendje e njohur e shëndetit mendor, e karakterizuar nga ndryshime në disponim dhe sjellje që ndjekin një model sezonal – njofton Fox News.
“Derisa shumë njerëz përjetojnë ndryshime më të buta të disponimit gjatë dimrit, SAD përfaqëson një formë më të rëndë dhe klinikisht të rëndësishme të kësaj gjendjeje”, vuri në dukje Dr. Sulltan.
Shkaku i saktë nuk është kuptuar plotësisht, por disa faktorë besohet se kontribuojnë në zhvillimin e tij. Një nga faktorët kryesorë, është ekspozimi i reduktuar ndaj rrezeve të diellit gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit.
Është dielli ai që na sjell energji të bukur dhe momente optimiste energjike që shijojmë gjatë ditëve të ngrohta. Errësira që fillon rreth orës 17:00 pasdite mund të nxisë zhvillimin e depresionit sezonal, pra të ashtuquajturit ‘bluz dimëror’.
Përveç rënies së energjisë dhe disponimit të keq, SAD mund të sjellë edhe një sërë emocionesh dhe gjendjesh të tjera, si shqetësimi i shtuar, lodhja, ankthi, përgjumja, letargjia, përqendrimi i dobët dhe të ngjashme.
Simptomat e çrregullimit afektiv sezonal mund të ndryshojnë për nga ashpërsia, por zakonisht përfshijnë sa vijon:
Ndjenjë e vazhdueshme trishtimi, dëshpërimi ose ankthi
Energji e ulët dhe lodhje e shtuar
Rritja e nevojës për gjumë dhe vështirësi në zgjimin në mëngjes
Dëshira për karbohidrate dhe shtim në peshë
Vështirësi në përqendrim dhe në marrjen e vendimeve
Tërheqja sociale dhe interes i reduktuar për aktivitete
Nervozizëm dhe rritje të ndjeshmërisë ndaj refuzimit
Është e rëndësishme të theksohet se këto simptoma zakonisht shfaqen në fund të vjeshtës ose në fillim të dimrit, ndërsa zhduken në pranverë.
Për t’ia lehtësuar vetes këtë periudhë dhe për të mos rënë në depresion të plotë, përpiquni të bëni çdo ditë diçka të këndshme për veten tuaj që e dini se do t’ju sjellë buzëqeshje në fytyrë dhe ngrohtësi në zemrën tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025