Të dielën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu në shumë zona të vendit.

Si pasojë e uljes së temperaturave, në viset malore reshjet pritet të shndërrohen në borë, ndërsa mundësi për fjolla bore ka edhe në disa zona me lartësi mesatare.


Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 2 dhe 5 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë nga verilindja, me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë.

Apelohet që qytetarët të jenë të kujdesshëm, sidomos në zonat malore ku mund të krijohen vështirësi në qarkullim për shkak të borës.