Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, bashkëshorti i saj e ka dëbuar nga shtëpia, ndërsa pasi janë takuar edhe e ka sulmuar fizikisht.

Rasti ka ndodhur të martën në Gjakovë, në ora 17:00.


“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje,  bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, e kishte dëbuar nga shtëpia, ndërsa sot pasi janë takuar është sulmuar fizikisht nga i njëjti”, thuhet në raportin 24 orësh.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Rasti është në procedurë hetimore. /Telegrafi/