LAJMI I FUNDIT:

E çuditshme dhe tërheqëse në të njëjtën kohë: Zbulohet se cila ngjyrë do të dominojë në vitin 2023

E çuditshme dhe tërheqëse në të njëjtën kohë: Zbulohet se cila ngjyrë do të dominojë në vitin 2023

Viti i ri ka arritur, ndërsa me të madhe dihet se cilët janë ata trendë të modës që do të dominojnë në 2023-tën, mirëpo edhe cila ngjyrë përfundimisht do të jetë më moderne

Instituti i njohur botëror dhe i listuar lart për ngjyrat “Pantone” kohë më parë ka shpallur ngjyrën e cila do të dominojë gjatë vitit të ardhshëm, si në modë, ashtu edhe në dizajn dhe produkte të ndryshme, transmeton Telegrafi.


Fjala është për ngjyrën e cila në paletën e saj ka emrin “Viva Magenta” dhe në fakt është një kombinim i nuancave rozë të ndezur dhe vjollcë të ndezur, më saktësisht prezanton të kuqen e purpurte.

Meqenëse në njëfarë dore është një nënlloj i ngjyrës së kuqe, vetvetiu është shumë e gazmore dhe intensive dhe që në shikim të parë “bie shumë në sy”.

View this post on Instagram

A post shared by PANTONE (@pantone)

– Kjo është një nuancë e kuqe e guximshme dhe e patrembur që rrezaton forcë dhe gjallëri. Është aq i bollshëm sa në fakt promovon optimizëm dhe gëzim – përshkroi Lori Pressman, nënkryetare e këtij instituti. Tradicionalisht, çdo vit zgjidhet dhe shpallet ngjyra më moderne që do të dominojë sidomos në botën e modës. Kështu, këtë vit 2022 u zgjodh ngjyra “Very Peri”, e ngjashme me vjollcën e çiltër. /Telegrafi/