LAJMI I FUNDIT:

E burgosura e besimit katolik, konvertohet në fenë islame brenda Burgut të Lipjanit

E burgosura e besimit katolik, konvertohet në fenë islame brenda Burgut të Lipjanit

E një 26 vjeçare e cila po e vuan dënimin në Burgun e grave në Lipjan e ka pranuar fenë islame brenda këtij institucioni. Ajo rrëfen momentet e Ramazanit brenda Burgut dhe rëndësinë e agjërimit për të.

E burgosura thotë se për të ndoshta ka qenë i drejtë burgu për njohjen me islamin.

Tash e tetë muaj një burgosur është konvertuar nga feja katolike në atë islame brenda Burgut të Grave në Lipjan.


“Fenë islame e kam pranu këtu në burg. Nuk kam qenë jashtë edhe është një ndjenjë tepër e mirë. Është feja më e pastër që unë e kam njohur. Ndoshta ka qenë hajër me ardh në burg dhe për me njohtë Allahun”.

E për të, shumë i rëndësishëm tash është edhe muaji i Ramazanit.

“Shumë mirë jam ndje, besom. Si me qenë në shpi. Na kanë dhanë mundësinë si me qenë në shpi. Stafi dhe drejtoria, shumë sende na i kanë plotësu. Asnjëherë nuk na kanë refuzu. Për veti tepër tepër mirë kom kalu në muajin Ramazan. Është okej, është mirë. Varet tashti si mund të menaxhosh veten se dikush e merr, o burg bre s’ka festa s’ka kështu, por jo nuk është ashtu”, thotë ajo.

26 vjecarja nga Shqipëria, e cila punon si kuzhiniere në këtë institucion rrëfen se sa më e lehtë ka qenë puna gjatë këtij muaji.

“E vështirë nuk do e përdorja, sepse këtu je në një vend të mbyllur dhe kur vjen në punë kalon koha dhe kur vjen në punë kalon kohë, okej lodhje ka është mese normale mirëpo për vështirësi nuk e kisha cek”, ka thënë ajo.

E bashkë me të, në këtë ambient të punës është edhe kuzhinierja Vlora Lecaj.

Ajo tashmë është duke vendosur gjellën në pjatë për të dërguar tek të burgosurat në iftarin e fundit të muajit të ramazanit.

“Vështirë normal pak, se mbasi nuk po mundesh më i kërku nuk po e din edhe shijen mirëpo pasi punojmë prej një kohe të gjatë me mendje po e dimë sa është e gatshme sa është e mirë dhe sa ka shije”

Nga ndërrimi i orës, të burgosurat në Qendrën Korrektuese të Femrave në Lipjan, iftarin e hanë brenda dhomave ku qëndrojnë në katër pavionët në këtë institucion. /tëvë1/

Në trend Lajme

Më shumë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Kronika e Zezë
KQZ përfundon numërimin dhe verifikimin e votave për deputetë nëpër qendra komunale

KQZ përfundon numërimin dhe verifikimin e votave për deputetë nëpër qendra komunale

Politikë

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Shpresim Uka: Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga UDB-ja dhe përdorte shantazhe për përfitime materiale

Shpresim Uka: Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga UDB-ja dhe përdorte shantazhe për përfitime materiale

Lajme
“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me  Kurtin

“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me  Kurtin

Lajme
Kalo në kategori