Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka prezantuar një pjesë të stafit të tij që do të jenë në kabinetin qeverisës.

Rama ka bërë te ditur se e bija e Anton Çettës, Donika, do të jetë drejtoreshë e Parqeve.


Anton Çetta ishte shkrimtar, profesor letërsie e patriot shqiptar, i njohur edhe për pajtimin e gjaqeve në Kosovë.

Kabineti i pjesshëm i Përparim RamësAlban Zogaj – Nënkryetar Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit znj. Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave znj. Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit znj. Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë znj. Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit znj. Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve Bersant Beka – Drejtor i Administratës znj. Vesa Sahatçiu – Këshilltare për Kulturë znj, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë znj. Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport znj. Jonada Jashari – Këshilltare për Media znj. Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City

Rama ka njoftuar se javën tjetër, ekipi do të plotësohet tutje.

Deri më tani LDK në Prishtinë ende nuk ka zyrtarizuar koalicionin me PDK dhe subjektet tjera politike, që formalisht ishte arritur para votimit të kryesuesit të Kuvendit Komunal./Telegrafi/