LAJMI I FUNDIT:

E bardha apo e verdha e vezës është më e mirë për lëkurën? Ja e vërteta

E bardha apo e verdha e vezës është më e mirë për lëkurën? Ja e vërteta

Veza është një prej produkteve natyrale më të mira për fytyrën. Këshillat për maska që kanë në përbërje të tyre vezë janë nga më të ndryshmet, por e dije cila është zgjedhja më e mirë? E bardha apo e verdha?

Edhe specialistët, në këtë pikë duket se ndahen në dy grupe. Gjysma mendojnë se e bardha e vezës është më e këshillueshme dhe të tjerë që këshillojnë të verdhën. Megjithatë, në një pikë të dy grupet bien dakord. Të dyja variantet janë shumë të mira për lëkurën (nëse i ha).


Me siguri, edhe si maskë e ke përdorur vezën shpesh, kombinuar ose jo me produkte të tjera.

Por kur duhet përdorur njëra dhe kur tjetra?

Përdor të bardhën e vezës nëse ke fytyrë me yndyrë ose nëse kërkon t’i bësh një lift fytyrës. Është një kurë natyrale për të tërhequr lëkurën, nëse e përdor ҫdo ditë (në disa studime përmendet edhe sekreti i zonjave që duken shumë më të reja se mosha që kanë në të vërtetë). E kombinuar me disa pika limoni, e bardha e vezës është ideale. Mbaje për 30 minuta.

Përdor të verdhën e vezës nëse ke lëkurë të thatë, por edhe si maskë hidratuese për flokët. Përziej balsamin e flokëve me të verdhën e vezës dhe mbaji në flokë për 30-45 minuta, pastaj shpëlaji me ujë të bollshëm.

Siҫ shihet, e bardha e vezës përdoret më shumë për fytyrat me yndyrë, ndërsa e verdha për fytyrat e thata. Meqenëse dimri ndikon në tharjen e lëkurës, gjatë kësaj periudhe këshilla më e mirë është e verdha e vezës.

Me të verdhën e vezës lyeje të gjithë fytyrën dhe mbaje derisa të thahet për 15-20 minuta dhe pastaj laje normalisht me ujë të ngrohtë, shpëlaje me ujë të ftohtë dhe përdor kremin hidratues.

Në trend Femra

Më shumë
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Java e 15-të e shtatzënisë: Barku juaj tashmë po merr formë dhe bebja juaj po argëtohet në lëngun amniotik

Java e 15-të e shtatzënisë: Barku juaj tashmë po merr formë dhe bebja juaj po argëtohet në lëngun amniotik

Shtatzëna
Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv

Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv

Shtatzëna
Çfarë duhet të dini për përdorimin e vibratorit: Gjithnjë e më shumë gra po e praktikojnë, por çfarë ndikimi ka në shëndet?

Çfarë duhet të dini për përdorimin e vibratorit: Gjithnjë e më shumë gra po e praktikojnë, por çfarë ndikimi ka në shëndet?

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori