LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e lidhjes tuaj fshihet tek mesazhet e tij!

E ardhmja e lidhjes tuaj fshihet tek mesazhet e tij!

Nëse mendoni se partneri po largohet nga ju dhe nuk ndjen më të njëjtin afeksion si në fillim, ka ardhur momenti të tregoheni më të vëmendshme ndaj sinjaleve që ai jep, mbase në mënyrë të pavetëdijshme.

Janë disa tregues që nuk duhet t’i nënvlerësoni kur vjen puna tek marrëdhënia me partnerin, për të kuptuar më mirë

Çfarë bluhet në mendjen e tij. Bëni seks më rrallë, nuk ju thotë ‘të dua’ dhe nuk ju dërgon më emoji kur flisni me mesazhe. Përdoruesit e rrjetit social ‘Reddit’ kanë arritur në këto përfundime pas një sondazhi të kryer, bazuar në eksperiencat e tyre personale.


“Ai nuk dërgonte më emoji në mesazhet e tij. Mendova se po tregohesha paranojake dhe po i mendoja gjërat më shumë se ç’duhet, por ishte një shenjë,”- pranoi një nga vajzat pjesëmarrëse në sondazh.

“Po takoja dikë që përdorte emoji kur më thoshte ‘natën e mirë’, dhe mund ta ndjeja ngrohtësinë e tij. Sa më shumë emoji, aq më shumë ma ndjente mungesën. Pastaj nisi të dërgojë më pak, derisa nuk dërgoi më,”- shtoi një tjetër.

Një tjetër përdoruese pranoi se ka përdorur një taktikë të ngjashme për të larguar të dashurin e saj. “Kur nisa të mos e doja më, nuk i dërgoja më puthje dhe zemra, por fytyra kafshësh.”

Veç kësaj, edhe mungesa e seksit dhe tërheqjes fizike tregon që gjërat mes jush janë ftohur. “E kuptoni gjatë aktit, kur mendoni se ai do të donte të ishte kudo, veçse aty me ju.”

“I dashuri nuk ju fton më kur del me shokët, preferon më shumë të dalë vetëm, që të mos shihet i shoqëruar ndërsa mund të takojë të dashurën potenciale,”- pranoi një tjetër përdorues.

Megjithatë këto janë vetëm disa tregues, mos u nxitoni në përfundime në marrëdhënien tuaj, gjërat nuk janë gjithmonë siç duken.

Burimi: Cosmopolitan

Në trend Stil

Më shumë
Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Çfarë të vizitosh
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë

Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë

Astrologji
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshores do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshores do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi

Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Rregullimi i shtëpisë
Kalo në kategori