LAJMI I FUNDIT:

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Ish-komandanti i xhandarmërisë serbe Goran Radosavleviq Guri ishte në mesin e dhjetëra personave me uniforma ushtarake me shenjat e pjesëtarëve të Njësisë së Operacioneve Speciale të shpërbërë “Bertat e Kuqe”, të cilët u panë të martën në mbështetje të presidentit Vuçiq në një park në Beograd, ku ishin mbledhur studentët që protestonin kundër bllokadave të fakulteteve në Serbi.

Personat me uniformë të njësisë së shpërbërë nuk deshën të tregojnë motivet e mbërritjes së tyre në kampin ku ndodhet një grup që e quan veten “studentë që duan të mësojnë”, të cilët po protestojnë prej pesë ditësh në parkun në qendër të Beogradit, në mes të ndërtesës së Kuvendit dhe Presidencës serbe.

Siç raporton REL, personat e uniformuar udhëhiqeshin nga Radosavleviq dhe Zhivorad Zhika Ivanoviq, një ish-anëtar i Njësisë së Operacioneve Speciale (JSO).


Radosavleviq, një kolonel policie në pension, lidhet me vrasjen e vëllezërve Bytyqi, për të cilën Departamenti i Shtetit ia ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

Agron, Mehmet dhe Ili Bytyqi, shtetas amerikanë që luftuan në krah të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si pjesë e Brigadës “Atlantiku” gjatë luftës në Kosovë, u arrestuan pas përfundimit të intervenimit të NATO-s në vitin 1999 në kufirin me Kosovën për kalim ilegal në Serbi.

Pas vuajtjes së dënimit për kundërvajtje prej 15 ditësh, ata u liruan nga burgu, por policia serbe i dërgoi në bazën e Njësive Speciale Antiterroriste të MPB-së së Serbisë në Petrovo Selo, e cila ishte nën komandën e Goran Radosavleviq – Gurit.

Trupat e tyre, me duar të lidhura dhe me plagë plumbash në pjesën e pasme të kokës, u zbuluan në korrik 2001 në një varr masiv në Petrovo Selo, Serbinë lindore, së bashku me trupat e tjerë të shqiptarëve të Kosovës.

Radosavleviq mohoi përgjegjësinë për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

Njësia e Operacioneve Speciale doli nga “Beretat e Kuqe” famëkeqe, anëtarët e të cilëve, sipas një vendimi përfundimtar, kryen krime gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Kjo njësi ishte edhe në luftën e Kosovës në vitet 1998-1999, më pas për komandant të JSO u emërua Milorad Ulemek Legija.

JSO ishte e lidhur me organizatën kriminale Klani Zemun, dhe anëtarët e saj morën pjesë në vrasjet e kundërshtarëve politikë të presidentit autokratik Slobodan Milosheviq.

Në vitin 2000, Ulemek u dënua me një maksimum prej 40 vjet burg për organizimin e vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjingjiq. Përveç anëtarëve të JSO, anëtarët e kartelit kriminal të Klanit Zemun, me të cilin Ulemek kishte krijuar lidhje në fund të viteve 1990, morën pjesë gjithashtu në organizimin dhe kryerjen e atentatit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Cili lloj i ushqimit mund të shkaktojë më së shumti alergji?

Cili lloj i ushqimit mund të shkaktojë më së shumti alergji?

Shëndetësi
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori