I dyshuari për sulmin në Berlin mohon çdo përfshirje
8:"redaksia
I dyshuari në sulmin me kamion në Berlin që vrau 12 persona dhe plagosi 48 të tjerë, e ka mohuar çdo përfshirje në këtë rast, tha ministri i Brendshëm i Gjermanisë.
Thomas De Maiziere tha se "mbase ai erdhi nga Pakistani", por kërkesa e tij për azil nuk kishte përfunduar.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se do të ishte "veçanërisht e pështirë", nëse provohet se prapa sulmit ishte një refugjat, citon BBC mediat gjermane.
I dyshuari ishte kapur në një park 2 km larg tregut të Krishtlindjeve në perëndim të Berlinit.
Merkel ka premtuar se do t’i ndëshkojë ata që janë përgjegjës për sulmin Berlinit, transmeton KosovaPress.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























