I dyshuari për falsifikim nga viti 2022 arrestohet në Fushë Kosovë - konfiskohen vula e dokumente

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, nën dyshimin se i njëjti në mars të vitit 2022 ka kryer kishte kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve.
Arrestimi i tij ndodhi dje rreth orës 15:15.
Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale 5 vula të institucioneve të ndryshme, dokumente të ndryshme si akte noteriale, diploma kontrata – marrëveshje.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































