LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se u vetëmbyt në lumin Buna, gjendet trupi i 75-vjeçarit

Dyshohet se u vetëmbyt në lumin Buna, gjendet trupi i 75-vjeçarit

Trupi i pajetë i një 75-vjeçari që dyshohej se ishte vetëmbytur në lumin Buna mëngjesin e sotëm, është gjetur pas më shumë se 5 orësh kërkime të pandërprera.

Shërbimet e policisë gjetën në rrjedhën e lumit trupin e N.Ç., i cili u konstatua pa shenja dhune.


Trupi i pajetë i 75-vjeçarit u dërgua në IML, për kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme, njofton Tv Klan.

Sipas informacioneve të policisë, N. Ç.,banonte në lagjen “Vojo Kushi” në Shkodër. Ishin familjarët ata që njoftuan policinë ndërsa në kërkim morën pjesë edhe polumbarët e RENEA-s.

Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje.