Dyshohet se dhunoi një grua, arrestohet një person në Deçan

Një person është arrestuar në Deçan nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhunim”.
Sipas njoftimit, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se para disa javësh ka kryer këtë vepër ndaj një viktime femër kosovare.
I dyshuari është intervistuar nga organet e rendit, ndërsa me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime mjekësore gjinekologjike.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































