Të paktën 13 persona kanë vdekur nga një shpërthim sot në Stamboll, raporton Reuters.


“Shpërthimi jashtë stadiumit të futbollit në Stamboll ka lënë të vdekur së paku 13 persona, sipas burimeve të sigurisë”, shkruajnë mediat e huaja.

Zyrtarisht, sipas Ministrisë së Shëndetësisë turke, janë të lënduar 38 persona, të cilët po trajtohen në dy spitale të ndryshme në Stamboll. Can Aktdar, minister i Brendshëm, thotë se nuk kanë informata për të vdekur. /Telegrafi/