Dyshimet për keqpërdorim të energjisë elektrike, Komisioni hetimor në listë për raportim e fut Thaçin, por jo edhe Kurtin

Komisioni hetimor i themeluar nga pozita për dyshimet e keqpërdorimit të energjisë elektrike nga viti 2006-2022 ka diskutuar për dëshmitarët që do të bëhen pjesë e këtij komisioni. Lista e dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim do të jenë ish-menaxhmentët e KEK, ZRRE, KEDS dhe KESCO.
Deputeti i Vetëvendosjes Arber Rexhaj ka përmendur emrat që do të thirren për dëshmitarë, është përmendur edhe ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish- kryeministrat e tjerët.
Por këtë e ka kundërshtuar kryetari i komisionit Hajdar Beqa, i cili ka thënë se është e papranueshme përmendja e Thaçit derisa i njëjti është në Hagë.
Ai ka thënë se ka qenë edhe Kurti 1 në qeverisje kur dyshohet për keqpërdorim të krizës energjetike.
Beqa i ka thënë deputetit Rexhaj se po frikësohet ta ftojë Kurtin në komision hetimor.
“Kemi përpiluar listën e dëshmitarëve, neni 19 i dëshmitarëve, dëshmitarët duhet t’i përgjigjen thirrjes së Komisionit për të dëshmuar si dhe janë pasojat nëse dëshmitari nuk i përgjigjet komisionit në thirrje. Dëshmitari duhet të deklarojë sipas kodit dhe dispozitave ligjore të Kosovës. Kemi kërkuar që të vijnë akterët qeveritar, deputetë, ministra, KEDS, ZRRE, kompania KESCO, KOSTT, që të deklarohen, nga viti 2006 deri 2022, ministrat përkatës që kanë qene dhe janë në periudhën e fundit, të dalin dëshmitarë të mundshëm”, tha Beqa, transmeron KP.
Armend Muja, nënkryetar i Komisionit, ka thënë se tashmë i kanë emrat që do të ftohen nga KEK, ZRRE, KEDS dhe KESCO.
“Duhet të përqendrohemi te dëshmitarët, meqë tek ekspertët jemi duke pritur CV-e tyre. Ne kemi një listë fillestare të dëshmitarëve ashtu siç parasheh ligji. Lista mundet të zgjerohet nëse ne shohim ndonjë relevancë, unë e mbështes, detyrat tona janë të punojmë në këtë aspekt. Emrat e dëshmitarëve që do të jenë nga menaxhmenti dhe drejtues të KEK, ZRRE, KEDS, KESCO”, tha Muja.
Armend Zemaj nga LDK ka thënë se po mundohet të kamuflohet me këtë komision duke u bërë hetim politik.
“Periudha është e gjatë. Ne duhet t’i kemi prioritetet se çfarë dëshirojmë të arrijmë në këtë format politik. Ne bëjmë hetim parlamentar, jo hetim penal dhe jo hetim politik dhe paraqitjes së fakteve nëse ka pasur dyshime për krizën energjetike. Si deputet të Kosovës rezulton se ka një tendencë të kamuflohet që deputetët janë ekspertë të kësaj fushe. Mendoj se kemi nevojë të shkojmë me prioritete, mendoj që do të ketë më shumë dëshmitarë”, tha Zemaj.
Arbër Rexhaj ka përmendur disa nga ish-kryeministrat e Kosovës duke përfshirë ish-presidentin Thaçi.
“Të ftuarit në këtë komision do të jenë Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti, Agim Çeku, Bajram Kosumi, të gjithë ish-kryeministra”, tha Rexhaj.
Hajdar Beqa, kryetar i komisionit e ka quajtur të papranueshme të bëhet një listë të tillë të dëshmitarëve.
“Është e papranueshme të ftohet ish-presidenti Hashim Thaçi i cili është në Hagë, nëse dëshironi të bëni politikë, bëjmë deri në mëngjes. Pse s’po e ftoni në këtë komision edhe Albin Kurtin, i cili ka qenë në kohën kur ka qenë Kurti 1”, tha Beqaj.
Ndërsa, Time Kadrijaj nga AAK-ja ka thënë se është një numër i madh i dëshmitarëve që do të ftohen dhe se janë të interesuar të ketë një arritje pozitive nga ky komision./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit