LAJMI I FUNDIT:

Dyshime për helmim, gjendet e vdekur shefja e një prej kanaleve televizive propagandistike të Vladimir Putinit

Dyshime për helmim, gjendet e vdekur shefja e një prej kanaleve televizive propagandistike të Vladimir Putinit

Një ekzekutive e njohur në perandorinë televizive të propagandës shtetërore të Vladimir Putinit është gjetur e vdekur nga “helmimi” së bashku me ish-bashkëshortin e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kufoma e Zoya Konovalova, 48 vjeçe, kryeredaktore e kompanisë shtetërore televizive ruse Kuban, që vepron në rajonin e Krasnodarit afër zonës së luftës, u zbulua në dhomën e saj të gjumit.

Kufoma e ish-bashkëshortit të saj 52-vjeçar Andrey Gubatiyka u gjet afër saj.


Detaje dhe pamje që tregojnë se si rusët janë braktisur nga shteti në -30°C, ndërsa Putini shpenzon miliarda për luftën e tij në Ukrainë
Lexo po ashtu Detaje dhe pamje që tregojnë se si rusët janë braktisur nga shteti në -30°C, ndërsa Putini shpenzon miliarda për luftën e tij në Ukrainë

“Nuk u gjetën lëndime të dukshme gjatë ekzaminimit të trupave”, ka thënë një zëdhënës i Komitetit Hetues Rus, i cili po heton vdekjet.

Ish-çifti kishte një vajzë, 15 vjeçe dhe një djalë më të rritur.

“Shkaku i vdekjes supozohet të jetë helmimi nga një substancë e panjohur”, thuhet në një raport nga kanali i saj.

Ndërkohë thuhet se një fragment i një qeseje me një “substancë pluhuri” u gjet në shtëpinë private të saj në qytetin Krasnodar.

Kolegët dhe miqtë e saj këmbëngulën megjithatë, se ajo nuk kishte marrë kurrë drogë.

Rusia është në rrugën e humbjes së 500,000 trupave deri në fund të vitit 2024 në Ukrainë – thotë inteligjenca britanike
Lexo po ashtu Rusia është në rrugën e humbjes së 500,000 trupave deri në fund të vitit 2024 në Ukrainë – thotë inteligjenca britanike

Media Kuban është pjesë e gjigantit shtetëror të Televizionit dhe Radio Transmetimeve Shtetërore All-Russia [VGTRK], një mbështetës kryesor në perandorinë propagandistike të Putinit.

Burri dhe gruaja besohet të kenë vdekur për të paktën 24 orë përpara se trupat e tyre të zbuloheshin.

Dhjetëra vdekje misterioze të rusëve të shquar janë raportuar që nga fillimi i luftës së Putinit me Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori