LAJMI I FUNDIT:

Dyshime për 30 vepra penale ndaj Ramiz Merkos, Lloga: Është mirë të reflektojë dhe të marrë pasojat politike

Dyshime për 30 vepra penale ndaj Ramiz Merkos, Lloga: Është mirë të reflektojë dhe të marrë pasojat politike

Komisioni i Prokurorisë Publike ka bërë një mbikëqyrje të jashtëzakonshme mbi punën e Prokurorisë Themelore Publike Strugë dhe Prokurorisë së Lartë Publike Manastir, me çka ka shqyrtuar 30 lëndë të regjistruara për kryetarin e Strugës Ramiz Merko, të dyshuara për vepra penale. Prokuroria Themelore e Strugës procedon 4 lëndë kundër, ndërsa procedohet edhe mbi dy procedura para hetimore të filluara nga viti 2021 të cilat ndërlidhen me projektet konkrete në Komunën e Strugës.

Prokuroria për krim të organizuar është duke punuar në 5 lëndë e në mesin e tyre është edhe blerja e veturave për Komunën e Strugës.

“Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit është duke punuar në 5 lëndë. Në mesin e tyre është edhe lënda me procedurën kontestuese të prokurimit të automobilave në Komunën e Strugës, ndërsa më procedurë janë përfshirë Anti-korrupsioni dhe Enti Shtetëror për Revizion”.- thanë nga Prokuroria Publike.


Ministri i drejtësisë Krenar Lloga për “TV21” tha se Ramiz Merko dhe të gjitha ata që do të gjenden në listën e zezë amerikane, është mirë të reflektojnë dhe të marrin pasojat politike.

“Është e vërtetë se ai ka një mandat i cili vazhdon, por është e vërtetë se nga ana morale është humbur kredibiliteti i ushtrimit të detyrës të Strugës. Unë mendoj që Merko dhe të gjitha ata që do të gjenden në këtë listë, është mirë të reflektojnë dhe të marrin pasojat politike dhe institucionale si rrjedhojë e saj. Më e pakta do të ishte që ata nga pozita e qytetarit të lirë të dëshomnin se janë të pafajshëm”, deklaroi Krenar Lloga – Ministër i Drejtësisë.

Kontrollet e Prokurorisë Publike vijnë pasi DASH vendosi Ramiz Merkon dhe familjen e tij në listën e zezë amerikane.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Kalo në kategori