LAJMI I FUNDIT:

Dylli nga veshët zbulon shumë më tepër për shëndetin tonë: Çfarë do të thotë nëse keni në sasi më të mëdha

Dylli nga veshët zbulon shumë më tepër për shëndetin tonë: Çfarë do të thotë nëse keni në sasi më të mëdha

Studimi në të cilin kanë marrë pjesë 37 persona ka treguar që grumbullimi i stresit të kortizolit mund të matet në bazë të sekretit yndyror të kanalit të veshit

Kjo do të mund t’ua hapte dyert mënyrave më të mira të diagnostikimit të gjendjeve psikiatrike, duke përfshirë edhe depresionin, tregon autori i studimit, Dr. Andres Herane-Vives.


Doktori ka dëshiruar të shohë si matet dhe a mund të matet niveli kronik i kortizolit te pacientët me kontrollimin e indit në trup në të cilin akumulohet.

– Duket që niveli i kortizolit në cerumenin tonë të veshit është më stabil. Hormonet e substancës tjetër me kalimin e kohës ruhen në cerumen i cili na ka treguar nivele më të larta të kortizolit se sa mostrat e flokëve – thekson ai.

Ai gjithashtu ka zhvilluar llojin e ri të tamponit i cili nuk do të dëmtojë daullen e veshit.

Kortizoli është i njohur edhe si hormon i stresit, mirëpo kur dërgon alarme në tru si përgjigje ndaj stresit, mund të ndikojë në pothuajse çdo sistem në trup, nga sistemi i imunitetit deri te tretja dhe gjumi.

Mirëpo, roli i tij në çrregullime, duke përfshirë ankthin dhe depresionin ende nuk është kuptuar tërësisht.

Dr Heran-Vives, psikiatër nga Univerziteti i Londrës dëshiron të mësojë se çfarë mund të nënkuptojnë nivelet e ngritura ose të ulura të kortizolit.

Në teori, ai beson se njerëzit me simptoma të një çrregullimi mendor mund të testohet niveli i kortizolit, gjë që do të ndihmonte në përcaktimin e diagnozës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori