LAJMI I FUNDIT:

Dybala e ka ndarë mendjen të qëndroj në Serie A: Kam 10 vite në Itali dhe ndihem mirë

Dybala e ka ndarë mendjen të qëndroj në Serie A: Kam 10 vite në Itali dhe ndihem mirë

Paulo Dybala vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij.

Sulmuesi argjentinas është larguar nga Juventusi pas shtatë viteve qëndrim tek Zonja e Vjetër.

Megjithatë Dybala është larguar si lojtar i lirë nga Zonja e Vjetër, pasi nuk arriti marrëveshje për rinovimin e kontratës.


Shumë skuadra janë vënë pas argjentinasit, mes tyre edhe Tottenham Hotspur, Arsenal, Sevilla, Atletico Madrid e Borussia Dortmund.

Ndërkohë në Serie A, ylli argjentinas po kërkohet me ngulm nga Roma dhe Inter dhe duket se vet lojtari dëshiron qëndrimin në Itali.

27-vjeçari ka thënë se mund të provojë edhe kampionate të tjera, por ai ndihet mirë në Itali pasi ka 10 vite në këtë shtet.

“Ndihem mirë në Itali, kam 10 vite këtu tashmë. Mund të provoj edhe kampionate të tjera, por ndihem mirë në Itali. Për momentin jam i përqendruar vetëm te skuadra kombëtare”.

Marotta ndezë edhe më shumë tifozët e Interit me deklaratën për Dybalan dhe Lukakun
Lexo po ashtu Marotta ndezë edhe më shumë tifozët e Interit me deklaratën për Dybalan dhe Lukakun

“Jam i qetë dhe duhet të mendoj me qetësi të ardhmen time. Nuk kam vendosur akoma, po punon agjenti im për këtë, unë duhet të mendoj për Argjentinën”, u shpreh Dybala.

Inter mbetet favorit për të nënshkruar me argjentinasin, por atë po e kërkon me ngulm edhe Jose Mourinho te Roma. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori