Liga Premier njihet si kampionati më i fortë në botë, ku shumë yje të futbollit ëndërrojnë të luajnë në të.

Afati kalimtar veror ka përfunduar në kampionatin më të fortë në botë të enjten (8 gusht), ku shumë skuadra janë përforcuar me futbollist të rinj.


Edhe edicionin e ri në kampionatin anglez nuk do të mungojnë futbollistët shqiptarë.

Edicionin e kaluar në Ligën Premier ishin pesë futbollistë shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Shkodran Mustafi, Arijanet Muric dhe Florent Hadërgjonaj.

GettyImages 1166049774 Xherdan Shaqiri. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Mbrojtësi i Kosovës, Hadërgjonaj ka rënë në Championship me Huddersfildin dhe mbetën vetëm tre futbollistë shqiptarë, ndërsa portieri Aro Muric gjithashtu do të luaj në Championship si i huazuar nga Manchester City te Nottingham Forest.

GettyImages 1069823232 Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Por në 24 orët e fundit të afatit kalimtar të verës, dy shqiptarë janë transferuar në Angli për ta ngritur në pesë përsëri numrin e futbollistëve shqiptarë.

Albian Ajeti e la gjigantin zviceran Basel për t’iu bashkuar skuadrës londineze West Ham United për një shumë rreth nëntë milionë euro.

EBb0h3QXUAAoKW2

Ndërkohë krejt në minutat e fundit të afatit kalimtar veror, Wolverhampton Wanderers u përkujdes për ta çuar në pesë numrin e futbollistëve shqiptarë në Ligën Premier.

Ujqërit arritën marrëveshje me Bayern Munichun për transferimin e yllit të ri kosovar, Meritan Shabani.

EBeH1uoWkAIhWO3 1

Liverpool, Arsenal, West Ham United dhe Wolverhampton Wanderers do të jenë skuadrat që kanë në radhët e veta futbollistë shqiptarë.

Sigurisht që këto ekipe do të kenë një simpati edhe nga shqiptarët anë e mbanë botës dhe arsyeja është Xherdani, Graniti, Shkodrani, Albiani e Meritani. /Telegrafi/ Xherdan Shaqiri – Liverpool

GettyImages 1166049797 Xherdan Shaqiri . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Granit Xhaka – Arsenal

GettyImages 1164794885 Granit Xhaka. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Shkodran Mustafi – Arsenal

GettyImages 1164794887 Shkodran Mustafi. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Meritan Shabani – Wolverhampton Wanderers

EBeH1ujX4AA9JgK

Albian Ajeti – West Ham United

Albian Ajeti West Ham

telegrafi sport app