Një burrë është arrestuar pas një sulmi me thikë në një park në qytetin gjerman Aschaffenburg të mërkurën, ku dy persona u vranë, tha policia.

I dyshuari u ndalua në vendin e ngjarjes në Schoental Park, një kopsht i stilit anglez në qytetin bavarez, ku sulmi ndodhi rreth orës 10:45, transmeton Telegrafi.


Policia tha se nuk kishte asnjë indikacion për të dyshuar të tjerë dhe asnjë rrezik për publikun, në një postim në platformën e mediave sociale X.

Një fëmijë ishte në mesin e të vdekurve, raportoi gazeta Bild.

Një zëdhënës i policisë nuk pranoi të komentojë mbi identitetin e viktimave në këtë fazë. /Telegrafi/