LAJMI I FUNDIT:

Dy të plagosur me armë zjarri në Pejë

Dy të plagosur me armë zjarri në Pejë

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri, sot rreth orës 01:10 të mëngjesit, në një lokal nate  në qendër të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zyrtari për informim i Policisë së Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 01:10 të mëngjesit, është informuar se ka pas të shtëna me armë zjarri në lokal, policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është informuar se ka pasur përleshje ndërmjet tre të dyshuarve dhe dy viktimave”, tha për Telegrafin, zëdhënësi Rugova.


Sipas tij, në këtë incident janë plagosur dy persona dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Në këtë ngjarje janë plagos dy persona dhe sipas mjekëve këta janë jashtë rrezikut për jetë. Sipas prokurorit kjo vepër është vrasje në tentativë”, tha ai.

Rugova tha se të dyshuarit janë të njohur për Policinë e Pejës.

“Personat janë të njohur për policinë, por janë në arrati. Policia ka marr masa për bastisjen e disa lokacioneve por nuk ka të arrestuar. Nga ky rast janë konfiskuar dy armë”, tha Rugova. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori