LAJMI I FUNDIT:

Dy shtetas shqiptarë janë ndaluar në Tetovë, teksa transportonin drogë me vlerë rreth 10 mijë euro

Dy shtetas shqiptarë janë ndaluar në Tetovë, teksa transportonin drogë me vlerë rreth 10 mijë euro

MPB ka lajmëruar se sot (06.01.2023) nga punonjës policie të Njësisë për Trafikim të Paligjshëm të Drogave, Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme pranë Departamentit të Policisë Kriminale, A.N.(64) dhe F.T.(56), të dy shtetas të Republikës të Shqipërisë.

Gjegjësisht, Njësiti për Trafikim ilegale të Drogave pranë Departamentit të Policisë Kriminale, në koordinim me zyrtarët policorë nga SPB Tetovë dhe policinë rrugore nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë, kanë ndaluar një automjet të “Mercedes” me targa të Shqipërisë e drejtuar nga A.N., në të cilën pasagjer ishte F.T. Për shkak të dyshimit se automjeti po transportonte drogë, në koordinim me ekipin mobil të Drejtorisë doganore, është kryer kontrolli i automjetit, gjatë të cilit u përdor edhe qeni i doganës.

Gjatë kontrollit, në bagazhin e mjetit në një gomë rezervë u gjetën tre pako me marijuanë, në masën rreth tre kilogramë me vlerë totale 10 mijë euro. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe nga SPB Tetovë, pas kompletimit të të gjithë dokumentacionit do të dorëzohet kallëzim penal në PTHP Tetovë. /Telergafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Kalo në kategori