Janë shfaqur pamje të tmerrshme të dy paraglajderëve që përplasen në ajër dhe bien në det në vendpushimin turistik të pushimeve Oludeiz.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti i tmerrshëm ndodhi gjatë festivalit të lojërave ajrore turke - një ngjarje e stilit olimpik për aktivitete ajrore, duke përfshirë, hedhje me parashutë, paraglajding dhe parashutizëm.


Dhe siç thuhet më tej, dy prej tyre u përplasën gjatë një ngjarjeje të dielën, pasi u ngatërruan në ajër para se të zhyten në det.

Shërbimet e urgjencës mund të shihen duke u kujdesur për ata që u nxorën nga uji dhe u morën me barela.

Së paku deri më tani nuk dihet për gjendjen e tyre, nëse janë lënduar apo jo. /Telegrafi/