LAJMI I FUNDIT:

Dy nxënësit nga Maqedonia që mësimet i zhvillojnë në Han të Elezit

Dy nxënësit nga Maqedonia që mësimet i zhvillojnë në Han të Elezit

Ervini dhe Loriku janë shtetas të Maqedonisë dhe jetojnë në lagjen Bardhi të fshatit Bllacë. Ata janë nxënës të klasës së dytë, mirëpo mësimin e ndjekin në një shtet tjetër, në Kosovë, respektivisht në komunën Hani i Elezit.

Jeta mes dy kufijve çdo ditë e më shumë vështirëson qarkullimin e rreth 50 nxënësve nga klasa e parë e deri atë të nëntën. Sipas informacioneve që morën në fshat disa prej nxënësve nuk kanë dokumente identifikimi dhe rrugën gati 5 kilometërshe deri në shkollë e bëjnë në mënyrë ilegale.


“Për momenti, gjendemi mes kufirit Kosovë-Maqedoni. Rruga e improvizuar mbrapa meje për çdo ditë përdoret nga nxënësit e fshatit Bllacë për të arritur në shkollën fillore të Hani të Elezit. Mirëpo, sot fatkeqësisht nxënësit nuk e përdorën këtë rrugë për shkak se e njëjta po mbikëqyret nga dy pjesëtarë të policisë”.

Nuk mund të themi me siguri nëse policia ishte vendosur, menjëherë pas zërave të përhapur se një ekip i ALSAT po filmonte në fshat, por vetë nxënësit dhe banorët dëshmuan se u ishte thënë që atë ditë, të ndiqnin procedurën e rregullt të kalimit kufitar.

“Shkolla është në Hanin e Elezit, ju nga shkoni në shkollë? Shkojmë nga bira. A është rruga e keqe. Baltë është…A ke shumë shokë që shkoni në shkollë? Po, 20 janë ose më shumë”, tha Loriku, nxënës.

“E tjera ditë kur shkoni në këmbë, nga shkoni? Ka bira, atje poshtë. A është vështirë me kalu atë vend, me dal deri te kufiri? Po. Pse është vështirë, çka ka aty, a ka tela ose baltë, çka ka aty? Ka shumë baltë.. A shihni policë kur shkoni në shkollë? Po, u shpreh Ervini, nxënës.

Ekipi i Alsat-M udhëtoi edhe drejt Hani të Elezit, pranë shkollës fillore “Ilaz Thaçi” për të takuar nxënësit e lagjes Bardhi.

“Vij nga lagjja Bardhi. A është larg për ty shkolla? Po, është shumë larg. Me çka vini çdo ditë? Vijmë në këmbë, ndonjëherë na sjellin me makina. Kur të vini, nga kaloni? Kalojmë nga kufiri. A ke pasaportë? Po”, tha Selma, nxënëse.

Drejtori i shkollës, N azim Laçi tha se banorët e lagjes “Bardhi” të fshatit Bllacës, prej dekadash kanë qenë dhe janë nxënës të kësaj shkolle.

“Këta nxënës mësojnë këtu prej se ekziston kjo shkollë qysh edhe më herët, por mësojnë edhe tash. I kemi rreth 50 nxënës, gjithmonë vijnë më rregull, probleme nuk kemi, shumica janë me dokumente të Kosovës, ne u japim dëftesat qysh edhe i ka zyrtarisht shkolla. Prej kësaj lagje vijnë prej parafillores deri në klasën e nëntë”, d deklaroi Nazim Laçi, drejtor i shkollës fillore Iljaz Thaçi, Hani i Elezit.

Ndërkohë kryetari i Komunës Rufki Suma tha se e ndjen për obligim t’u dal në ndihmë banorëve të këtij fshati. Një ndër arsyet është edhe nënshtetësia e dyfishtë që posedojnë disa nga banorët.

“Ne e kemi për obligim të kujdesemi për të gjithë banorët të cilët dëshirojnë të vijnë edhe të jetojnë po edhe të mësojnë dhe të studiojnë në këtë anë. Banorët e fsh atit Bllacë ne i konsiderojmë që janë banorë tonë për shkak se nuk janë më larg se 2 kilometra… Do të thotë banorët e fshatit Bllacë trajtohen në mënyrë të barabartë sikurse banorët e Hanit të Elezit. Ligji ua lejon që të kenë nënshtetësi të dyfishtë prandaj i shfrytëzojnë të gjitha benefecionet”, deklaroi Rufki Suma, kryetar i Komunës Hani i Elezit.

Arsyeja që nxënësit ballafaqohen me këto probleme është mungesa e shkollës fillore. Vetë banorët e lagjes Bardhi thonë se ndihen të diskriminuar për shkak se autoritet maqedonase nuk i trajtojnë si banorë të Maqedonisë. Disa prej tyre kanë dyshtetësi, por ka edhe nga ata që nuk kanë as shtetësi Maqedonie.

“Nuk është mirë me jetu mes dy kufijve, je mes dy problemeve. Nga të dyja anët probleme, si në anën kosovare ashti edhe në anën maqedonase. Problemi është se shtetit maqedonas kurr nuk i ka interesu… Djali i ka 10 vjet dhe detyrohet të futet në të z ezë që të shkoj në shkollë. A ka certifikatë të lindjes? Krejt i ka, nuk mund të mer letërnjoftim e as pasaportë se duhet me nënshkru gruaja ndërsa ajo nuk ka nënshtetësi, nuk ka pasaportë të Maqedonisë edhe dokumente të Kosovës”, u shpreh një banor i lagjes Bardhi.

“Për çdo ditë pothuajse ka polici, e ruajnë zonën kufitare këtu, për çdo ditë fëmijët tremben prej policisë, po çka me bë tash, me frik po shkojnë në shkollë… Na kanë mbyll këtu si në kopshtin zoologjik, krejt me tela, jemi të mbyllur këtu, kurrfarë kushte nuk kemi këtu”, tha një tjetër banor i lagjes Bardhi.

“Në kufi nuk kemi kurrfarë përparësie, hymë pa rend na kthejnë mbrapa, duhet me prit dy-tre orë, vonohen në shkollë, probleme non-stop. Duhet patjetër me pas pasaportën, nuk i lëshojnë pa pasaportë”.

“Jemi diku 160 banor. Mungesë të gjitha i kemi, shkollë nuk kemi, ambulancë nuk kemi. Shkupi është larg për ne. Gjumin e bëjmë në Maqedoni kurse punën në Kosovë, edhe na trajtojnë më mir se të Maqedonisë”.

Ndërsa ligjet shkelen më të madhe, si ai për kalimin në të zezë të kufirit, apo mungesën e shkollës dhe neglizhencën e pushtetit të këtushëm, vetë banorët na treguan se në këtë lagje është siguruar parcela për ndërtimin e një shkollë fillore por deri më sot askush nuk ka shprehur gatishmëri për ndërtimin e saj. Për aq kohë sa ëndrra për një shkollë fillore nuk bëhet realitet, Loriku dhe Ervini do të vazhdojnë ta kalojnë në këmbë kufirin Maqedoni-Kosovë./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori