Agjencia Kosovare e Privatizimit ka ndalur veprimtarinë e tri pikave të karburantit në veri të Kosovës pasi që të njëjtat kishin rezultuar se po funksionin pa licencë e dy as nuk ishin te fiskalizuara. Policia, që ishte pjesë e aksionit tregoi se nuk patën kundërshtime gjatë mbylljes së tyre.
Një letër që i paralajmëron pronarët e biznesit se nëse e largojnë dhe rinisin punën do të përballen me ligjin.
Të njëjta janë vendosur në tri pika karburanti në veri të Kosovës dhe ata janë udhëzuar që të paraqiten në zyrat e Ministrisë së Tregtisë në Prishtinë meqenëse veprimtarinë e kanë ilegale.
Dy prej tyre janë në komunën e Zubin Potokut e një në Mitrovicën e Veriut.
Kjo u bë të martën në një aksion të Agjencisë Kosovare të Privatizimit së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës dhe me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.
“Pas vizitave dhe inspektimeve, është vërtetuar se tri pika të karburanteve nuk janë të pajisura me licencë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe dy prej tyre nuk janë as të fiskalizuara. Kjo përbën shkelje të kontratave të qirasë me AKP-në dhe Ligjit nr. 08/L-018 për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme, duke cenuar kështu sigurinë e konsumatorëve dhe të mjedisit. Mbi bazën e gjetjeve në terren, Inspektorati i MINT u ka ndërprerë veprimtarinë këtyre bizneseve, dhe si rrjedhojë e kësaj AKP do të ndërpres kontratat e qirasë”.
Si çdoherë, pjesë e aksionit për asistencë ishte edhe Policia e Kosovës por këta nuk patën nevojë për ndërhyrje se nuk pati kundërshti.
“Ne kemi pranu kërkesën për asistencë nga AKP-ja, ne kemi ofru asistencën ashtu siç është e paraparë me ligj, nuk kemi pas asnjë problem gjatë kryerjes së detyrës tonë dhe as AKP nuk ka pas problem në kryerjen e detyrave të veta”, ka thënë Veton Elshani – Zv.Drejtor i Policisë në Veri.
Agjencia Kosovare e Privatizimit kanë thënë se veprimtaria e këtyre pikave të karburanteve përbën shkelje të kontratave të qirasë me AKP-në dhe Ligjit për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme, duke cenuar kështu sigurinë e konsumatorëve dhe të mjedisit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët