LAJMI I FUNDIT:

Dy në tre rusë besojnë se COVID-19 është armë biologjike

Dy në tre rusë besojnë se COVID-19 është armë biologjike

Dy në tre rusë besojnë në teorinë e konspiracionit se COVID-19 është një armë biologjike e krijuar nga njerëzit.

Kështu thuhet në sondazhin e fundit të Institutit të pavarur Levada Center, duke shtuar se është rritur numri i qytetarëve që hezitojnë ta marrin vaksinën ruse kundër COVID-19, “Sputnik V”.

“64 për qind e të anketuarve rusë thanë se COVID-19 është krijuar artificialisht si një formë e re e armës biologjike. Kjo krahasohet me 23 për qind që thanë se virusi u shfaq natyrshëm dhe 13 për qind nuk dhanë përgjigje”, thuhet në hulumtim.

Sipas medieve ruse, hezitimi i marrjes së vaksinave është gjithashtu në rritje, me 62 për qind të të anketuarve që thonë se nuk duan të marrin dozën e “Sputnik V”. Të rinjtë rusë ishin më skeptikë ndaj vaksinës së prodhuar në vend me 74 për qind.

Pyetja e Levada Center lidhur me vaksinën ‘Sputnik V’

“Ndër arsyet më të përmendura për rënien e interesit për ‘Sputnik V’ janë frika e efekteve anësore, provat jo të plota klinike dhe ndjenja se kjo nuk është vaksinë”, njofton instituti.

Levada Center këtë sondazh e ka kryer në 50 rajone ruse ndërmjet datës 18 dhe 24 shkurt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori