LAJMI I FUNDIT:

Dy kozmonautë dhe një astronaute e NASA-s kthehen nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës në Tokë

Dy kozmonautë dhe një astronaute e NASA-s kthehen nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës në Tokë

Kozmonauti Oleg Kononenko, Nikolai Chub dhe veteranja e NASA-s, Tracy Dyson, u larguan nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës dhe u kthyen në Tokë, me një ulje të përsosur në Kazakistan.

Me kthimin e ekuipazhit të Soyuz në shtëpi, NASA dhe SpaceX po përgatiten për të nisur astronautin Nick Hague dhe kozmonautin Alexander Gorbunov në stacion në bordin e një kapsule Crew Dragon, nëse moti e lejon.

Bëhet e ditur se ngritja do të realizohet nga platforma 40 e Stacionit të Forcave Hapësinore Cape Canaveral.


Hague dhe Gorbunov planifikojnë të bashkohen me astronautët e Starliner Barry “Butch” Wilmore dhe Sunita Williams në bordin e laboratorit, si dhe së bashku me kozmonautët Alexsey Ovchinin, Ivan Vagner dhe Donald Pettit të NASA-s, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Katër anëtarë të tjerë të ekuipazhit të stacionit – komandanti i ekuipazhit 8, Matthew Dominick, Mike Barratt, Jeanette Epps dhe kozmonauti Alexander Grebenkin – po i afrohen fundit të turneut të tyre gjashtëmujor të detyrës dhe po planifikojnë të kthehen në Tokë me një tjetër anije kozmike Crew Dragon në fillim të tetorit.

Por, së pari duhej të ktheheshin Kononenkon, Chub dhe Dyson përsëri në Tokë.

Bëhet e ditur se Kononenko dhe Chub, të nisur në bordin e një Soyuz shtatorin e kaluar, kaluan më shumë se një vit të plotë në hapësirë ​​- 374 ditë.

Përfshirë katër udhëtime të mëparshme në laborator, koha e Kononenkos në hapësirë ​​tani arrin gjithsej 1,111 ditë, 233 ditë më shumë se 878 ditët e vendosura nga mbajtësi i mëparshëm i rekordit, kozmonauti Genadi Padalka.

Të gjithë kozmonautët ushtrojnë gjerësisht, në baza ditore, për të ruajtur masën e muskujve dhe densitetin e kockave.

Por, ata që qëndrojnë një kohë të gjatë, kur të kthehen zakonisht kanë nevojë për disa javë për t’u përshtatur plotësisht me efektet e gravitetit në Tokë.

Megjithatë, të tre anëtarët e ekuipazhit të Soyuz u shfaqën të shëndetshëm dhe të buzëqeshur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori