LAJMI I FUNDIT:

Dy klubet angleze të gatshëm të paguajnë deri në 30 milionë euro për Matias Soule

Dy klubet angleze të gatshëm të paguajnë deri në 30 milionë euro për Matias Soule

Sipas mediumeve italiane, i riu i Juventusit, Matias Soule, po ndiqet nga edhe Newcastle United, pas Crystal Palace.

Sensacioni i ri, i cili është i huazuar te Frosinone nga Juventusi, ka bërë një fillim të jashtëzakonshëm në sezonin 2023/24.

Sipas La Gazzetta dello Sport, skuadrat e Ligës Premier janë të interesuara për argjentinasin, prandaj drejtori i Juves, Cristiano Giuntoli vizitoi Anglinë këtë javë për të bërë plane për afatin kalimtar të janarit.


Sipas raportit, Soule është dëshirë e Crystal Palace ashtu edhe e Newcastle, të cilët janë të përgatitur të ofrojnë deri në 25 milionë euro plus bonuse dhe Zonja e Vjetër mund ta ketë të vështirë të refuzojë një ofertë të tillë.

Sipas mediave italiane, bardhezinjtë tani po përjetojnë vështirësi financiare si pasojë e mos pjesëmarrjes në Ligës së Kampionëve dhe gjigantëve italianë mund të duhet të shesin një nga të rinjtë e tyre për të balancuar financat.

Matias Soule, fëmija i mrekullueshëm i Juventusit që njihet si 'Di Maria i ri' - ai ka marr ftesë nga Argjentina
Lexo po ashtu Matias Soule, fëmija i mrekullueshëm i Juventusit që njihet si 'Di Maria i ri' - ai ka marr ftesë nga Argjentina

Soule mund të bindet të pranojë një propozim nga një klub i pasur financiar që do të dyfishonte pagën e tij aktuale.

Talenti 20-vjeçar ka pasur një fillim spektakolar në sezonin 2023-24, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë një asistim në 12 ndeshje me Frosinone këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori